TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi ka zyrtarizuar sot pasdite transferimin më të rëndësishëm që ka bërë klubi, Romelu Lukakun, duke finalizuar kalimin e tij nga radhët e Mançester Junajtid. Zikaltërit ndiqnin prej javësh lojtarin por në një moment u duk sikur Juventusi kishte arritur t’ua rrëmbente nga duart.
Gjithsesi, marrëveshja me këtë klub u finalizua dhe Lukaku bëri të qartë se që në fillim ideja e tij kishte qenë të transferohej në Milano. “Desha vetëm Interin pasi Interi nuk është për të gjithë. Jam këtu për të kthyer këtë skuadër në majë”, ishte premtimi i sulmuesi në fjalët e tij të para si një futbollist i zikaltërve.
Lojtari kaloi sot të gjitha kontrollet mjekësore para se të nënshkruante marrëveshjen e re me klubin zikaltër duke u bërë pjesë e tij deri në vitin 2024. Tani pritet të mësohet se si do të zgjidhet situata e sulmuesve të tjerë, pasi Interi kërkon të shesë Ikardin, si dhe të afrojë Xhekon, ndërsa ka në radhët e tij një emër premtues për të ardhmen si Lautaro Martinez.