SPORT, 6 Gusht 2019, 15:44

Shorti i Champions / Vetëm 6 në grupe. Tramexani kundër Ajaks, Porto ose ekipi i Erdogan mbetet jashtë

Shorti i Champions / Vetëm 6 në grupe. Tramexani kundër Ajaks,


Skuadrat që kanë mbetur në garë në Ligën e Kampioneve kanë njohur sot shortin e mundshëm për fazën play-off, që do t’u sigurojë 6 ekipeve pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm në Europë. Në garë janë ende emra shumë të rëndësishëm në kontinent, si Ajaks, Porto, Sëlltik apo edhe ballkanasit Dinamo Zagreb, PAOK, Olimpiakos e Bashakshehir.

Shorti ka qenë shumë i vështirë për Porton, e cila ka në turin e tretë një përballje me Krasnodar, ndërsa më pas do të luajë kundër fitueses së çiftit Bashkashehir-Olimpiakos. Me pak fjalë, një mes Portos dhe Bashakshehir, ekipit të preferuar të Ergodan dhe që administrohet nga shteti turk, do të mbetet jashtë fazës në grupe të Ligës së Kampioneve.

Ndërkohë, edhe përballjet e tjera janë shumë interesante. Ajaksi duhet të kalojë fillimisht PAOK e më pas mund të ndeshet me fituesin e dyshes APOEL-Karabak, ku në një anë gjendet Tramexani si trajner, e nga ana tjetër është skuadra që eliminoi Partizanin nga turneu.

NDESHJET

Dinamo Zagreb / Ferencvarosh – Maribor / Rosenborg

CFR Kluzh / Sëlltik – Slavia Praga

Jang Bojz – Crvena Zvezda / Kopenhagë

APOEL / Karabak – PAOK / Ajaks

Bazel / LASK Linz – Klub Bryzh / Dinamo Kiev

Bashakshehir / Olimpiakos – Krasnodar / Porto