SPORT, 8 Gusht 2019, 15:06

Juventusi bën lëvizjen e papritur, vendos për të ardhmen e Dibalës

Juventusi bën lëvizjen e papritur, vendos për të ardhmen e


Orët e fundit të merkatos në Angli janë të ethshme. Skuadrat mundohen deri në minutat e fundit për të mbyllur marrëveshjet me lojtarët që janë bisedime.

Totenhemi prej ditës së djeshme ishte në bisedime me Juventusin për Paolo Dibalën. Siç raporton “BBC”, para pak orësh palët kishin rënë dakord në çdo gjë dhe mbetej vetëm zyrtarizimi i kalimit të lojtarit në Londër.

Por, pa asnjë shkak Juventusi është tërhequr dhe nuk e ka shitur lojtarin. Palët kanë qenë duke u telefonuar shumë shpesh, por me sa duket një ndërhyrje që nuk bëhet me dije, i ka dhënë fund këtij operacioni.

Totenhemi ishte gati të jepte një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon për Dibalën dhe Juventusi do të shtonte në arkat e saj 75 milionë euro.

Mediat italiane nga na tjetër shpresojnë se mund të ndodhë diçka në orët e fundit, por rezervat janë të mëdha për këtë lëvizje.

Tashmë e vetmja pistë për të shitur Dibalën është PSG-ja, e cila vështirë se do të shesë Nejmarin për argjentinasin.