SPORT, 6 Gusht 2019, 12:55

Juventus prezanton uniformën e re

Juventus prezanton uniformën e re

Juventusi e ka publikuar fanellën e tretë për sezonin e ardhshëm, 2019/20, për të cilën kanë thënë se është punuar me “teknologjinë më të re dhe me dizajn më të mirë”. Fanella, me ngjyrë të kaltër, është e përbërë plotësisht nga poliestër i ricikluar. Mbi ngjyrën e kaltër, është vendosur një dizajn shkëlqyes me ngjyrë metalike.
Fanella e tretë komplimentohet nga pantallonat e shkurta po ashtu të kaltra dhe çorapet e kaltra. Të gjithë këto elemente janë të theksuara nga vijat karakteristike të Adidasit me ngjyrë të bardhë. Në mesin e atyre që e modeluan këtë fanellë ishin Giorgio Chiellini, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala. Ky i fundit është raportuar se mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere për shkak të interesimit të Manchester Unitedit.
 
View this post on Instagram
 

Carve your legacy. ? Introducing our @adidasfootball 19/20 3rd kit! #LiveAhead ⚪️⚫️

A post shared by Juventus Football Club (@juventus) on

Të gjitha fanellat e klubit për sezonin e ardhshëm i kanë pasur disa ndryshime nga fanellat tradicionale. Fanella e parë është dizajnuar në blloqe ngjyrash e jo vija, ndërsa fanella e dytë është më ngjyrë të bardhë dhe të kuqe.