TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ilir Daja është trajneri i ri i Skënderbeut, ose më saktësisht kthehet një vit pasi kishte lënë drejtimin e korçarëve për të shkuar te Flamurtari. Trajneri me të cilin korçarët përjetuan sezonin më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme edhe në grupet e Ligës së Europës, ka rënë dakord me drejtuesit dhe sot ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit.
Daja do të ketë një detyre më të vështirë këtë radhë, pasi do t’i duhet të ndërtojë thuajse nga e para ekipin nga i cili janë larguar pjesa më e madhe e atyre emrave që shkruan historinë e futbollit shqiptar Megjithatë, klubi i ka garantuar se do të ketë në dispozicion gjithsesi një grup cilësor, me të cilin si objektiv do të jetë arritja e kualifikimit në Kupat e Europës.
Gjithçka për të hequr edhe një vit nga dënimi i dhënë nga UEFA, ndërsa pritet edhe vendimi që del nga Gjykata Federale në Zvicër ku është bërë animimi për vendimin në KAS. Marrëveshja për momentin është njëvjeçare vazhdimësia e saj do të jetë në varësi të asaj që do të dalë nga zyrat e gjykatës në Zvicër.