TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e zjarrit në zonën e Rribanit në Mallakastër është përkeqësuar, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përhapen në zonën pyjore.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugëve të aksesueshme, ndërhyrja nga toka është bërë e vështirë për ekipet zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës.
Për neutralizimin e vatrës së zjarrit ka nisur ndërhyrja nga ajri, me mjete fluturuese zjarrfikëse që po operojnë në zonë për të frenuar përhapjen e flakëve.
Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e zonave përreth. Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk është bërë i ditur.