TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Brendshme shpall “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar.
Siç raportojnë burime shumë të sigurta të Top Channel, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.
Raportohet se vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, si dhe Bekir Halimin, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.