AKTUALITET, 4 August 2026, 09:01

Parashikimi i motit për sot/ Temperatura të larta gjatë ditës, ja qytetet ku do të jetë më nxehtë

Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Temperaturat pritet të arrijnë shifrat 38-39 gradë celcius. Elbasan, Shkodër, Berat dhe Gjirokastër temperatura do të prekë 39 gradë celcius. Në Tiranë, Fier dhe Lezhë do të arrijë deri 38 gradë.

Era me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.