TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e bashkisë Divjakë për të katërtën mbrëmje radhazi kanë protestuar në sheshin qëndror të Divjakës.
Shkrirja e bashkisë Divjakë me Lushnjen sipas projektit të reformës së re teritoriale po kundërshtohet me forcë nga qytetarët dhe forcat politike, por në mbështetje të tyre është dhe administrata dhe kryetari i bashkisë, Josif Gorrea.
Banorët argumentojnë mos shkrirjen e bashkisë pasi plotëson kushtet e ekzistencës si në aspektin ekonomik, ashtu dhe resurset e tjera si parku kombëtar Divjakë Karavasta, pylli, laguna dhe plazhi. Qytetarët e Divjakës kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit duke i bërë thirrje të tjerëve për t’ju bashkuar protestës.