AKTUALITET, 4 August 2026, 11:04

Aksident i rëndë në aksin Fushë Arrëz–Bajram Curri/ Plagoset rëndë drejtuesi i motorit, transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës  

Aksident i rëndë në aksin Fushë Arrëz–Bajram

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në segmentin Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet fuoristradë ka përplasur një motor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit me dy rrota.

I plagosuri, i identifikuar si A. Uka, është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Bajram Currit, ndërsa për shkak të gjendjes është ndërhyrë për transport me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.