TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rriban të Mallakastrës.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, por operacioni po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve që mundësojnë aksesin në zonën e prekur.