TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas i huaj i cili kishte mbetur i bllokuar prej rreth 24 orësh në malin e Çikës, në Vlorë është shpëtuar falë një operacioni nga Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë, FNSH si dhe forca ajrore e Ministrisë së Mbrojtjes
Shtetasi polak, i cili prej ditës së djeshme kishte nisur eksplorimin e zonës malore, kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë. Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, ai kishte pësuar dëmtime dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të kthehej vetë.
Prej mbrëmjes së djeshme, drejt zonës u nisën dy grupe kërkim-shpëtimi, të përbëra nga efektivë të Policisë së Vlorës, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të zonave të mbrojtura.
Pas kërkimeve, grupet bënë të mundur lokalizimin e shtetasit polak i cili u shpëtua përmes ndërhyrjes nga ajri.