AKTUALITET, 21 Nëntor 2017, 12:01

Zgjedhja e kryeprokurorit, çfarë sugjerojnë OPDAT dhe EURALIU-s

Zgjedhja e kryeprokurorit, çfarë sugjerojnë OPDAT dhe EURALIU-s

OPDAT dhe EURALIU-s, thyejnë akullin  duke dhënë rekomandime për  zgjidhjen e ngërçit që mund të krijohet me përfundimin e mandatit të kryeprokruorit  Adriatik Llalla.

Sipas OPDAT, ekziston një despozitë për zgjedhjen e kryeprokurorit. Mandati i  Adriatik Llallës, përfundon në fillim të dhjetorit.

Sipas rekomandimeve të dy organizatave të mësipërme, të drejtën për të bërë propozimin për emrin e kryeprokurorit, e ka Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

OPDAT dhe EURALIU-s asistojnë në vendin tonë për të dhënë mendime të specializuara për problemet e drejtësisë.

Sipas dispozitave kalimtare kryeprokurori zgjidhet me 2/3 e votave në Kuvend.

Organi, i cili është kompetent për zgjedhjen e kryeprokurorit, nuk është krijuar ende.

Në rekomandimet thuhet se asnjë autoritet nuk e zgjat dot mandatin e kryeprokurorit. Ndëkohë, prokurori i përkohshëm, zgjidhet me shumicë të thjeshtë të votave ne Kuvend.

TPZ.AL