TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me reformën territoriale që sot është në fokusin e Kuvendit, duke përsëritur thirrjen për protestën para Kuvendit. Berisha kërkon që protestës t’i bashkohet kushdo, përtej bindjeve politike.
“Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t'i dalim zot interesit qytetar!”, thotë kreu i PD.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha garantoi se nga radhët e opozitës nuk do të ketë asnjë rrjedhje votash sa i takon votimit të draftit të PS për reformën territoriale.
“Zero rrjedhje” tha Berisha kur u pyet nga gazetarët në selinë blu.
Ndërkohë i pyetur në lidhjen me skenarin e opozitës për protestën e sotme, Berisha tha se do të bëjnë betejën më të madhe që kanë bërë ndonjëherë.
“Protesta do jetë, ne do qëndrojmë brenda, protesta do jetë jashtë, ne do bëjmë një beteje më të madhe që kemi bërë ndonjëherë”, tha Berisha.