AKTUALITET, 7 October 2026, 21:51

Aksidenti i rëndë në Korçë/ Humb jetën 18-vjeçari pas përplasjes në Bulgarec

Aksidenti i rëndë në Korçë/ Humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec të Korçës, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti mbeti i plagosur shtetasi Florian Matraku, 18 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 18-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Njoftim i policisë:

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.