TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec të Korçës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një 18-vjeçar, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit policor, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa po kryhen veprimet e nevojshme edhe me drejtuesin e automjetit.
Ndërkohë, mësohet se gjendja shëndetësore e 18-vjeçarit paraqitet e rëndë. Ai po mbahet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet të mësohen të tjera detaje lidhur me ngjarjen.