AKTUALITET, 7 October 2026, 21:09

E rëndë në Kurbin/ Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën, humb jetën 3-vjeçarja

E rëndë në Kurbin/ Babai godet aksidentalisht me mjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Kurbin, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në oborrin e banesës së saj në Malbardhë.

Sipas informacioneve paraprake, babai i vogëlushes, një 45-vjeçar, ishte duke punuar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës, kur aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur.

3-vjeçarja ka marrë plagë të rënda si pasojë e aksidentit dhe, pavarësisht ndërhyrjes, ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.