AKTUALITET, 7 October 2026, 22:22

Zjarr në një banesë në Lezhë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarr në një banesë në Lezhë, ndërhyjnë

Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Sipas raportimeve paraprake, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.