AKTUALITET, 8 October 2026, 09:46

"Territorialja"/ PS kërkon garantimin e 84 votave, Grupi mblidhet para nisjes së seancës! I pranishëm edhe Rama, do të votojnë pro 'rebelët'?!

"Territorialja"/ PS kërkon garantimin e 84 votave, Grupi mblidhet

Grupi i PS është mbledhur para nisjes së seancës plenare, ku sot pritet të miratohet drafti i PS për reformën territoriale, që shkrin 15 bashki në të gjithë vendin.

 Në mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajnë dy deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj.

Të dy, në mbledhjen e kaluar të grupit shprehën votën kundër draftit, por pritet të shihet nëse kartonin e kuq do ta ngrenë edhe në seancë plenare. Për tu miratuar drafti i Territoriales, PS i duhen 84 vota.

Vota e kundër e dy deputetëve socialistë do ta vinte në rrezik miratimin e reformës.