TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pengesa më e madhe në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian është “gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën”. Në një intervistë për Associated Press, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e pranoi se zgjidhja e konfliktit është në interes të Beogradit, e se për këtë arsye kishte nisur bisedimet e brendshme.
"Kemi konflikt të ngrirë prej shumë vitesh. A është mirë ta kemi këtë konflikt të ngrirë edhe për 50 apo 100 vitet e ardhshme? Nuk mendoj se është kështu. Kjo është arsyeja përse kam nisur diskutimet e brendshme. Me shqiptarët mendoj se na duhet marrëveshje afatgjate e paqes për 200 vitet e ardhshme”, vijoi me tej Vuçiç, duke shtuar se të gjitha palët “do të duhet të bëjnë disa lëshime”.