BALLKAN, 5 Tetor 2017, 18:15

Vuçiç: Kosova nuk kishte asnjë shans për UNESCO

Vuçiç: Kosova nuk kishte asnjë shans për UNESCO

Kosova nuk kishte ndonjë shans për t’u pranuar në UNESCO dhe Interpol, tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai njëherësh ka shtuar se do të  luftojnë për ruajtjen e kishave, manastireve dhe trashëgimisë kulturore.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kreu i shtetit serb deklaroi se  “natyrisht se kujdesi i tij ishte më i saktë se pretendimet e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli”, i cili tha se Kosova i kishte votat e garantuara.

TPZ:AL