BALLKAN, 11 Tetor 2017, 13:35

Thaçi ‘sfidon’ BE -në

Thaçi  ‘sfidon’ BE -në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga homologu i  tij  Ilir Meta që shteti shqiptar t’u lëshojë nënshtetësi qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të shmanget nga izolimi, që sipas tij, i ka vënë Bashkimi Evropian Kosovës.

Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Ai  u shpreh se ka shumë studentë, punëtorë e qytetarë të Kosovës që për shkak të izolimit, nuk mund të shkojnë në vendet evropiane. Prandaj i kçrkojç  Tiranës, që në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën t’u mundësojë kosovarëve që të marrin nënshtetësin shqiptare , në mënyrë që të fitojnë të drejtën për pasaporta dhe liri të lëvizjes u shpreh presidenti Hashim Thaçi.

TPZ:AL