TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, serbi Nenad Rikalo, i shpëtoi një shkarkimi nga Parlamenti i Kosovës.
Rikalo, i cili më parë ka punuar për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Menaxhim të Projekteve (UNOPS) si dhe në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, akuzohet se mund të jetë i përfshirë në keqtrajtimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë viteve ’90.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, u shpreh për mediet kosovare, se ai ka binjen e plotë se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shumë shpejt do ta shkarkojë ministrin serb të Bujqësisë. Selimi tha se Haradinaj mund ta shkarkojë një ministër sepse e ka këtë mandat.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, njihet për qendrimet e ashpra ndaj serbëve të Kosovës, dhe ka shpeshherë ka theksuar se partia e tij nuk bashkëpunon me Listën Serbe në asnjë mënyrë./TPZ.AL/