BALLKAN, 12 Tetor 2017, 21:31

Ekzekutohet në zyrën e tij, avokati i njohur grek

Ekzekutohet në zyrën e tij, avokati i njohur grek

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën, rreth orës 19:00 të ditës së sotme, pasi është ekzekutuar një prej avokatëve më të njohur grekë, Michalis Zafeiropoulos. Ekzekutimi ndodhi në zyrën e avokatit, në lagjen ‘Asklepios’, në qendër të Athinës, nga dy persona, të cilët sipas sekretares së Zafeiropoulos, nuk flisnin mirë greqisht.

Dy ekzekutorët kishin lënë takim me avokatin, në zyrën e këtij të fundit dhe e kishin pritur gjithë pasditen, ndërsa rreth orës 19:00, pasi i kërkuan sekretares të largohej, qëlluan me pistoletë mbi Zafeiropoulos. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe autorët e ekzekutimit. Edhe presidenti Aleksis Tsipras ka kërkuar zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, ndërsa opozita ka shprehur keqardhje për ekzsekutimin e avokatit.

TPZ.AL