TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe Kosova nuk mund të gjejë qetësi në prag të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.
Selim Pacolli, kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR) e ministrit të Jashtë të Kosovës, Behgjet Pacolli, tha gjatë një konference për shtyp me gazetarët, se një anëtar i shtabit të tij elektoral është kërcënuar me jetë.
Edhe pse konferencën e mbajti para komisariatit të policisë në qendër të Prishtinës, Pacolli hezitoi ta tregonte emrin dhe të jepte më shumë detaje.
Aktualisht, kryetari i Bashkisë së Prishtinës është Shpend Mehmeti i Vetvendosjes./d.f/TPZ.AL/