TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi vendi i tij synonte një marrëveshje historike me shqiptarët.
”Artileria dhe avionët e ushtrisë serbe nuk paraqesin kurrfarë kërcënimi për askënd, por janë dëshmi se Serbia vlerëson jetën e qytetarëve të saj dhe do të jetë në gjendje që t’i mbrojë”, deklaroi Vuçiç, sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency(AA).
”Serbia dëshiron të krijojë shtet të fortë dhe të qendrueshëm, që të jetë partner i fuqishëm si dhe do të synojë marrëveshje historike me shqiptarët, fqinjësi të mirë me boshnjakët, marrëdhënie të mira me kroatët dhe lidhje më të forta me malazezët”, tha Vuçiç në aeroportin e Batajnicës, ku u prezantua stërvitja ushtarake ”Sloboda 2017” (”Liria 2017”) me rastin e 73-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga nazistët.
”Serbia nuk druhet të negociojë, por askush nuk duhet të mendoj se negocion sepse frikësohet”, shtoi ai.
”Ne jemi vend i lirë, i pavarur dhe sovran, i cili dëshiron të merret me veten dhe të punojë, përparojë dhe të zhvillohet”, tha presidenti serb.