TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njoftimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se propozimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të përfundojë në muajin mars, ka bërë që në shtetin serb të ketë diskutime se cila do të jetë kjo “zgjidhje e dhimbshme” e Vuçiçit.
Burime diplomatike të gazetës serbe “Danas”, që është njëra nga mediat më të besueshme në Serbi, kanë thënë se kjo mund të jetë e lidhur me ndryshimet kushtetuese në Serbi.
Kjo gazetë raporton se propozimi për Kosovën do të nënkuptonte një ndryshim të kushtetutës në Serbi ku thuhet se “Kosova është pjesë e Serbisë”, dhe se “ka autonomi substanciale në kuadër të shteti sovran serb.
TPZ.AL