AKTUALITET, 23 August 2026, 13:12

Detaje nga vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, gjendet thika që dyshohet se përdori Sokrat Vata

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një 20-vjeçar nga Portugalia.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur në konfliktin që përfundoi me vrasjen e turistit 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka nisur pas një konflikti mes viktimës dhe Sokrat Vatës, i cili dyshohet se e ka goditur 20-vjeçarin me thikë.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e provave që mund të hedhin dritë mbi dinamikën e konfliktit.

Thika e gjetur është sekuestruar si provë materiale dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizave për të përcaktuar nëse është arma e përdorur në vrasje.