TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në gjendje shoku ndodhet nëna e 45-vjeçares shqiptare, Julieta Obzova që u vra në orët e para të së dielës në Nea Smyrni të Athinës në Greqi.
Ajo mësoi për vdekjen e së bijës nga vajza tjetër, pak kohë pas ngjarjes.
“Nuk di asgjë. Nuk më kishte thënë asgjë”, është shprehur nëna e viktimës para gazetarëve, me lot në sy. Ajo tha se e bija nuk i kishte treguar për ndonjë lidhje dashurie dhe se me ish-bashkëshortin ishte ndarë prej kohësh.