TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë identifikuar viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Nea Smyrni të Greqisë, ku një çift me origjinë shqiptare u gjet i pajetë. Sipas të dhënave të bëra publike, autori i dyshuar i ngjarjes është Altin Allmuça, ndërsa viktima është identifikuar si Julieta Obzova, 45 vjeçe, të dy me origjine nga Shqipëria.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në hyrje të një pallati në Nea Smyrni, ku të dy u gjetën me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas versionit paraprak të autoriteteve greke, Allmuça dyshohet se ka qëlluar për vdekje 45-vjeçaren dhe më pas ka vrarë veten. Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, marrëdhënien mes dy personave dhe motivin që qëndron pas krimit.