TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër, ka përfshirë këtë të premte qytetin e Elbasanit. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve në disa akse të qytetit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo problematika të shkaktuara nga moti i keq.
Siç shihet edhe nga pamjet , intensiteti i reshjeve të shiut dhe breshërit është i lartë.