AKTUALITET, 20 October 2026, 12:51

Universitetet paralajmërojnë bojkot, pedagogët në një zë: Rama të dorëhiqet! Parlamenti ka pushuar së funksionuari

Universitetet paralajmërojnë bojkot, pedagogët në një

Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka deklaruar mbështetjen për bojkotin e studentëve, ndërsa u ka bërë thirrje pedagogëve dhe trupës akademike t’u bashkohen protestave që po zhvillohen kundër qeverisë.

Aleksandër Kovaçi bëri të ditur se, duke parë vijimin e bojkotit dhe protestës së studentëve, sindikata do të jetë në mbështetje të tyre, duke vënë në dispozicion edhe trupën akademike përmes bojkotit të procesit mësimor.

Ai u bëri thirrje gjithashtu të gjithë pedagogëve dhe anëtarëve të profesoriatit të mblidhen çdo ditë përpara godinës së Politeknikut, për të shprehur mbështetjen ndaj lëvizjes studentore.

“Kryesia e Sindikatës së Universiteteve, duke parë situatën e bojkotit nga ana e studenteve dhe vazhdimin e protestës së tyre, deklaron përkrahjen e bojkotit dhe gjithë anëtarët e trupës akademike është në dispozicion të studenteve përmes bojkotit të mësimit dhe do jemi këtu çdo ditë. Është bojkot dhe i bëj thirrje gjithë profesoriatit të mblidhemi çdo ditë para Politikenikut dhe të demonstrojmë përkrahjen e protestës së studentëve”, tha Kovaçi.

1300 pedagogë të mbledhur para Universitetit Politeknik i kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

 Ata u shprehën se nuk protestuesit nuk kanë çfarë të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama.

Ata u shprehën gjithashtu se Parlamenti ka pushuar së funksionuari.

Akademikët dhe profesorët marshuan në këmbë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbledhur para Kryeministrisë ku oshëtinin thirrjet për largimin e Ramës dhe të qeverisë së tij.