AKTUALITET, 20 October 2026, 13:05

Bojkoti/ I kërkoi Ramës zgjidhje politike e të hapë rrugën, Spiropali nuk shkon në mbledhjen e Grupit të PS! Ja porosia e kryeministrit për deputetët

Bojkoti/ I kërkoi Ramës zgjidhje politike e të hapë

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialistë në një kohë kur vendi është përfshirë në protestave masive, ku studentë dhe të rinj i kërkojnë kreut të qeverisë dorëheqjen.

Po ashtu edhe shumë ekspononte të PS, aktivë ose jo kanë shprehur hapur qëndrimin kundër kryeministrit Rama.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të grupit socialist nuk ka qenë e pranishme vetëm Elisa Spiropali, e cila pak ditë më parë iu drejtua Edi Ramës me një letër të hapur, ku i kërkonte zgjidhje politike për situatën e krijuar, pas protestave studentore.

Në mesazhin e saj, Spiropali i bëri thirrje Ramës të mos fshihej pas shumicës parlamentare, duke nënvizuar nevojën për përgjegjësi politike dhe reflektim përballë zhvillimeve në vend.

Po ashtu mësohet se Rama në fjalimin e tij u ka kërkuar deputetëve socialistë të vijojnë punën dhe të mbajnë kontakte të vazhdueshme me qytetarët, për të dëgjuar nga afër pakënaqësitë e tyre.

Sipas Ramës, mosdalja e deputetëve në terren po krijon idenë në perceptimin publik sikur ata janë fshehur për shkak të protestave.