TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli është dhunuar në orët e para të mëngjesit.
Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është konfliktuar fizikisht me disa persona dhe më pas është dhunuar, duke pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Mësohet se është paraqitur në spital në mëngjes, me hematoma në sy e lëndime të tjera. Pasi ka marrë mjekimin, ka lënë ambientet e spitalit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.