TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se Europa vijon të jetë nën alarm të lartë për zjarret, ndërsa presioni po rritet në disa zona të kontinentit.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, von der Leyen tha se sistemi satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet për hartëzimin e zonave të prekura nga zjarret.
Ajo theksoi gjithashtu se, përmes Qendrës së Emergjencave, Europa po monitoron nga afër situatën e zjarreve në të gjithë kontinentin, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
“Europa mbetet në alarm të lartë për zjarret. Presioni po rritet. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit. Me Qendrën e saj të Emergjencave, Europa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty kur një vend i drejtohet Europës për solidaritet”, shkruan Ursula von der Leyen.