TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për situatën e zjarreve në Evropë, duke përmendur edhe Shqipërinë mes vendeve që po përballen me vatra zjarri.
Në një postim në rrjetin social X, ajo bëri të ditur se Bashkimi Evropian po monitoron situatën, ndërsa sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet e hartëzimit.
Von der Leyen shtoi se Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile është në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë vendeve që kanë nevojë.
“Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit.
Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty sa herë që një vend kërkon solidaritetin e Evropës”, shkruan Von der Leyen.
Europe remains on high wildfire alert.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 15, 2026
Pressure is growing in ?? ?? ?? ????
Our satellite system Copernicus is already supporting mapping operations in ???? ?? ?? ????
With its Emergency Centre, Europe is keeping a close eye on blazes across the continent.
And the Civil… pic.twitter.com/Jyi5OyaUju