BALLKAN, 24 Nëntor 2017, 14:11

U arrestuan sot, deputetët e VV një muaj paraburgim

U arrestuan sot, deputetët e VV  një muaj paraburgim

Deputetë e lëvizjes Vetëvendosje  Albin Kurti, Albulena Haxhia dhe Donika Bujupi të cilët Policia e Kosovës  i  arrestoi sot në mëngjes, do të qëndrojnë  një muaj në paraburgim.

Deputetët janë arrestuar para se të hynin në Kuvend.

Një ditë më parë gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mos paraqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.