BALLKAN, 23 Nëntor 2017, 08:54

Nga arratia, Albin Kurti bëhet i gjallë për dënimin e Mlladiç

Nga arratia, Albin Kurti bëhet i gjallë për dënimin e

I kërkuar nga autoritetet për të marrë pjesë në seancën gjygjësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, deputeti Albin Kurti është bërë i gjallë për dënimin e Ratko Mlladiç.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook,  Kurti ka shkruar në lidhje me dënimin  me burgim të përjetshëm të ish-komandantit të ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

“Dënimi i kufizuar” e ka titulluar postimin e tij deputeti Kurti.

Në një shkrim të gjatë në “Facebook”, Albin Kurti thotë se dënimi i Mlladiç  është për t’u përshëndetur dhe viktimat e familjet e tyre sadopak ndjehen të kompensuara për humbjet e tyre, ndonëse me shumë vonesë”.

Megjithatë, sipas Albinit, ka tri probleme të tjera, shumë më të thella.

'Së pari, nga ata mijëra ekzekutorë serbë të krimeve në Bosnje, numri i atyre të arrestuar, gjykuar e dënuar është dyfishor. Së dyti, krijesa e gjenocidit Republika Serbe atje vetëm sa është forcuar. Së treti, ishte Serbia ajo që kishte bërë agresion në Bosnje dhe dhunë mbi boshnjakët e jo thjesht serbët e Bosnjes', shprehet Kurti.

Gjykata ka lëshuar një  urdhër-arresti për të dhe kolegen e tij Donika Kadaj-Bujupi pasi  policia nuk e ka gjetur në banesë Albin Kurtin për ta dërguar në sallën e gjykimit për t’u gjykuar bashkë me kolegët e tij deputetë po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje për gazin lotsjellës të hedhur në Parlamentin e Kosovës.

TPZ.al