BALLKAN, 22 Nëntor 2017, 10:48

Çfarë u tha familjarëve Mlladiç para vendimit të Hagës

Çfarë u tha familjarëve Mlladiç para vendimit të

Ndërsa po afron koha kur do të shpallet vendimi përfundimtar për Ratko Mladiç, që akuzohet për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë, mediat serbe raportojnë që Mladië ka biseduar para vendimit me familjen e tij.

Mediat serbe raportojnë që Mladiç i ka thënë anëtarëve të famijes që ndihet i pafajshëm dhe që ai e di mirë që është i tillë.

“Ata mund të bëjnë me mua çfarë të duan, por nuk mund të ma marrin shpirtin”, citohet t’u ketë thënë Mladiç gruas dhe djalit të tij para  se të merret vendimi.

Ratko Mladiç akuzohet për masakrën e Srebrenicës, ku rreth 8 mijë burra myslimanë të Bosnjës u vranë.