BALLKAN, 24 Nëntor 2017, 11:01

Reagon Vetëvendosje: Deputetët arrestohen, ndërsa kriminelët shëtisin të lirë

Reagon Vetëvendosje: Deputetët arrestohen, ndërsa kriminelët

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha- Kollcaku  ka reaguar pas arrestimit të deputetëve Albin Kurti,  Albulena Haxhiu, dhe Donika Kadaj- Bujupi duke  thënë se ky është një shtetrrethim dhe se arrestohen deputetët e Kuvendit të Kosovës  ndërsa kriminelet shëtisin të lirë.

“Shtetrrethim. Arrestohen deputetet e Kuvendit e kriminelet lirohen dhe shëtisin të lirë. Vetëvendosje po sulmohet nga të gjitha anët. Po e paguajmë për shkak të përkrahjes se madhe qytetare. Ne pikërisht terë kohën e kemi cekur ketë që u pa çartë edhe sot Shtet komplet i kapur. Ata që po angazhohen për sundim të ligjit dhe barazi nuk janë të dëshiruar” ka thënë nënkryetarja e Vetëvendosjes.