TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar për herë të parë pas dënimit të Ratko Mladiç me burg të përjetshëm duke thënë se të gjithë qytetarët e Serbisë që prej sot të nisin të shikojnë nga e ardhmja dhe se dita e sotme nuk është “as për gëzim as për vajtim”.
Sipas Vuçiç, dënimi i Mladiqit ka qenë i pritshëm, kurse ai si president nuk mund të komentojë një vendim gjyqësor të plotfuqishëm.
Në të njëjtën mendim ka qenë e Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, e cila u shpreh se vendimi për Ratko Mlladiç nuk është një befasi për popullin serb dhe se tani duhet të shikojnë nga e ardhmja që më në fund të kenë një shtet të qëndrueshëm.
Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.