BALLKAN, 20 Nëntor 2017, 09:58

Problemet kyçe në Kosovë, Haradinaj shpresë tek Amerika

Problemet kyçe në Kosovë, Haradinaj shpresë tek Amerika

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka kërkuar ndihmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e problemeve kryesore.  Këtë kërkesë Haradinaj ia shtroi pas mbledhjes solemne të Qeverisë, mbajtur nder të Kongresistit Amerikan, Eliot Engel.

“Kosova ka shumë probleme të cilat janë të hapura, por mbetet për euroatlantik. Në këtë drejtim, ne kërkojmë ndihmën tuaj”, është shprehur kryeministri Haradinaj.

Më pas ai tha se për të ishte kënaqësi dhe nder që miqësinë e krijuar në kohët e vashtira, po e thellojmë edhe për demokracinë në Kosovë.

TPZ.AL