TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, deklaroi Trump gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duan të kenë marrëdhënie të mira me Rusinë, Ukrainën dhe të gjitha vendet.
Deklarata e Trump vjen në një kohë kur lufta Rusi-Ukrainë vijon të jetë aktive, ndërsa përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje vazhdojnë. Trump ka përsëritur në vazhdimësi se synon t’i japë fund konfliktit dhe ka bërë thirrje për një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit.