TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Irani ka nisur sulme me raketa dhe dronë kundër bazave dhe interesave të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, në kundërpërgjigje të sulmeve amerikane të kryera më herët gjatë ditës.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, “forcat e armatosura iraniane kanë nisur një operacion vendimtar kundër armikut amerikan”, si hakmarrje për valën e re të sulmeve të SHBA-së pranë Ngushticës së Hormuzit.
Sipas të njëjtit burim, bazat dhe interesat amerikane në rajon janë vënë në shënjestër të raketave dhe dronëve iranianë.
Sulmet shënojnë kundërpërgjigjen e drejtpërdrejtë të Teheranit ndaj operacioneve të reja amerikane, duke rritur më tej tensionet mes dy vendeve dhe rrezikun për një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte paralajmëruar Iranin se do të përballej me sulme edhe më të fuqishme nëse do të kundërpërgjigjej ndaj operacioneve amerikane.