AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 16:09

Tragjedi familjare në Francë, burri vret gruan, vjehrrën, kunatin dhe në fund veten

Tragjedi familjare në Francë, burri vret gruan, vjehrrën, kunatin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku 1 person ka vrarë 3 anëtarë të familjes dhe në fund kreu vetëvrasje. Autor i ngjarjes së rëndë është një 75-vjeçar, i cili fillimisht vrau vjehrrën 95-vjeçare, kunatin 65 vjeç dhe më pas gruan e tij.

Ngjarja e rëndë u shënua në banesën e familjes, në Maussanne-les-Alpilles. Prokurori publik deklaroi se viktimat ishin të gjithë të sëmurë, raportojnë mediat franceze.

“Prej vite me radhë ai kujdesej për gruan e tij të sëmurë dhe për vjehrrën, ai i ushqente, i lante dhe i bënte punët e shtëpisë. Dukej kaq njeri i mirë dhe i devotshëm. Jemi të habitur sesi ka arritur deri këtu”, kanë deklaruar fqinjët.