SPORT, 26 Shtator 2021, 16:56

Tjetër gol në Serinë A, Nedim Bajrami nderon Empolin

Tjetër gol në Serinë A, Nedim Bajrami nderon Empolin

Nedim Bajrami rikthehet shpejt si titullar tek Empoli pas vetëm një jave ku në mënyrë të çuditshme e pa veten në stol. Fantazisti kuqezi mbetet një pike referimi tek Empoli, një lojtar ku trajneri, drejtuesit e klubit dhe tifozët besojnë shumë.

Në javën e 6-të të Serie A, Empoli mori një fitore të rëndësishme 4-2 përballë Bologna, fitorja e tretë në këtë sezon. Pjesë e këtij suksesi ishte dhe Nedim Bajrami i cili në minutën e 53-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke shënuar golin e tretë dhe të qetësisë për Empolin.

Për Bajramin ky ishte goli i tij i dytë në Serie A. Bajrami u zëvendësua në minutën e 80-të teksa vendin e tij e mori shqiptari tjetër Kristjan Asllani.