TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duhej të fitonte për të nisur shkëputjen në krye, por Liverpool nuk shkon dot përtej një barazimi spektakolar 3-3 në transfertën ndaj Brentford dhe me një pikë të marrë, ngjitet në krye me 14 pikë.
Pas hapave fals të Chelsea-t dhe Manchester United, “the reds” kishin mundësinë të shkëputeshin me tre pikë në krye të renditjes, por nuk ia dolën të fitojnë dhe tani e shohin veten vetëm një pikë para ndjekësve më të afërt.
Pas një fillimi të mirë të skuadrës së Klopp, ishin vendasit që gjetën golin e avantazhit me anë të Pinnock në minutën e 27’, megjithatë festa e tyre zgjati vetëm 4 minuta, pasi portugezi Diogo Jota riktheu baraspeshën në të 31-tën.
Në fillim të pjesës së dytë ishte egjiptiani Mohamed Salah që shënoi golin e avantazhit për Liverpoolin, pasi shfrytëzoi një pasim perfekt të Fabinhos, ndërsa VAR-i dha konfirmimin për festën e “the reds”.
Nuk dorëzohet Brentford, që rikthen baraspeshën në minutën e 63-të me anë të Janelt, megjithatë edhe këtë herë Liverpoolit i duhen vetëm 4 minuta për të rigjetur avantazhin, tashmë me mesfushorin 20-vjeçar anglez, Curtis Jones.
Megjithatë spektakli nuk ka përfunduar ende, pasi Brentford rikthen edhe njëherë baraspeshën në minutën e 82-të me anë të Wissa, ndërsa të të 88-ën shënon golin e katërt, por këtë herë arbitri e anulon për pozicion jashtë loje.
Arbitri akordon 5 minuta shtesë, të cilat ishin vërtetë spektakolare, me vendasit që i shkuan dy herë pranë golit, por mundësinë më të mirë e pati Liverpool, që u ndal nga një pritje fantastike e portierit të Brentford.