SPORT, 25 Shtator 2021, 21:42

VIDEO virale/ Momenti kur kampioni Marku tallet me kundërshtarin

VIDEO virale/ Momenti kur kampioni Marku tallet me kundërshtarin

Florian Marku ia doli të fitonte ndeshjen më të rëndësishme të karrierës deri më tani, atë përballë boksierit ukrainas Maxim Prodan e vlefshme për titullin kampion bote në IBF.

“Mbreti shqiptar” i bëri të gjithë bashkëkombasit e tij krenarë nëpër botës pasi ashtu siç kishte premtuar, titulli në fund të ndeshjes shkoi në brezin e 28 vjeçarit.

Jo vetëm një boksier i zoti, por Florian Marku njihet edhe për veprimet spektakolore dhe shpesh herë tallëse ndaj kundërshtarëve  të tij.

Veprime të tilla nuk kanë munguar as ndeshjen e sotme edhe pse rreziku ishte  shumë i lartë. Teksa ishin sekondat e fundit të raundit, Marku kërcen përballë kundërshtarit ndërsa ai vazhdon ta  godasë.

Media ndërkombëtare DAZN e kanë vënë re dhe shkruan: “Marku po tallet me Prodan”. 

https://twitter.com/DAZNBoxing/status/1441820434383708160?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1441820434383708160%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-pamjet-qe-po-behen-virale-momenti-kur-marku-tallet-me-prodan%2F