BALLKAN, 16 July 2026, 16:01

Tërmet në Greqi, frikë te banorët! Magnituda e goditjes sizmike

Greqia është tronditur nga një tjetër tërmet i radhës, duke shkaktuar panik tek banorët. Forca e lëkundjeve ishte me magnitudë 3.8 Rihter dhe ndodhën në orën 15:45 (16 korrik), në zonën detare në veri të Lasithit, Kretë.

Kjo zonë është goditur shpesh nga tërmetet gjatë këtij viti. Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e dridhjes sizmike ndodhej 38 kilometra në veri-verilindje të Neapolit, Lasithi. Thellësia fokale u vlerësua në 47.3 kilometra.

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale dhe në njerëz, por paniku ka qenë prezent te banorët, pasi ky rajon pothuajse çdo javë gjatë muajve të fundit ka pësuar lëkundje sizmike.