TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka njoftuar se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin zyrtarisht një dialog strategjik, duke e cilësuar këtë si një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjuriç bëri të ditur se vendimi është marrë mëngjesin e së martës në Uashington, ndërsa takimi i parë i dialogut është planifikuar të zhvillohet të premten, më 17 korrik.
Sipas ministrit serb, SHBA dhe administrata e presidentit Donald Trump po dërgojnë një mesazh të rëndësishëm për Serbinë dhe institucionet amerikane, duke e parë Beogradin si partner dhe vend mik.
“Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara dhe administrata e presidentit Donald Trump po dërgojnë një mesazh të fortë jo vetëm për Serbinë, administratën dhe popullin tonë, por edhe për institucionet amerikane, se Serbia perceptohet si një partner dhe një vend mik”, u shpreh Gjuriç.
Ai theksoi se nisja e këtij dialogu është rezultat i punës shumëvjeçare për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke e cilësuar si një nga sukseset më të rëndësishme të diplomacisë serbe.
Sipas autoriteteve serbe, dialogu strategjik pritet të krijojë një kornizë të re bashkëpunimi mes Beogradit dhe Uashingtonit, me synim thellimin e marrëdhënieve në fushat politike, ekonomike dhe të sigurisë.